Aktualitet

Pjesë e grupit të Ergys Dashit, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i kërkuar nga Italia (EMRI)

9 Prill 2022, 07:44 Nga DOSJA
Pjesë e grupit të Ergys Dashit, arrestohet në Tiranë

TIRANË- Një 26-vjeçar, i identifikuar si Stivi Filolli është vënë në pranga nga Policia e Shtetit në Tiranë. I riu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohej për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikim i narkotikëve”. Sipas Policisë, kapja e tij u në Tiranë, por do të ekstradohet në Itali, pasi akuzohet si korrieri i grupit të Ergys Dashit, i ekzekutuar më 22 janar në Guayaquil të Ekuadorit.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e grupeve kriminale. Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Grand Tour” u kap në Tiranë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Kapja e personit u bë falë bashkëpunimit të FAST Albania me strukturat e DVP Tiranë. Operacioni policor i koduar “Grand Tour” u zhvillua në disa shtete, në kuadër një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal. Në Shqipëri u angazhuan FAST Albania dhe strukturat e DVP Tiranë.

Në rrugën “Haxhi Dalliu”, Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. F., 26 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ky operacion është finalizimi i një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal, me aktivitet në disa shtete të ndryshme. Hetimet janë koordinuar nga zyra e Prokurorit Publik të Drejtorisë Antimafia, autoritetet sllovene dhe EUROJUST. Edhe në këtë operacion, Policia e Shtetit tregoi besueshmëri dhe profesionalizëm, duke u radhitur si e barabartë me policitë homologe që ishin pjesë e operacionit.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni grand tour policia e shtetit stivi filolli tirane operacioni grand tour policia e shtetit stivi filolli tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Prill 2022, 06:45

Hapen 10 korridore humanitare në Ukrainë

UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se do të hapen dhjetë korridore humanitare për evakuiimin e njerëzve nga qytetet që ja...