Art&Argëtim

Eni Vasili mbyll epokën e ‘Open’: Sonte s’jam në Top, krenare për sfidën, aty linda vajzat

7 Prill 2022, 18:21 Nga DOSJA
Eni Vasili mbyll epokën e ‘Open’: Sonte s’jam në

TIRANË– Gazetarja Eni Vasili ka bërë përmbledhjen e emisionit “Open” të cilin e transmetoi në Top Channel për dy sezone rresht. Në një postim në Instagram, Vasili shkruan se nga sonte nuk do të jetë më në studio për të moderuar këtë emision, teksa shkruan se ajo sfidë ka rezultuar një sukses për të dhe e ka bërë tëndihet e përmbushur. Gazetarja Vasili shkruan se ka lindur edhe dy vajzat e saj gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar këtë program me në thelb temat më kryesore nga aktualiteti e politika.

“Emisioni Open në Top Chanel këtë të enjte nuk do te jete ne transmetim. Ashtu sic e lajmërova në një emision të regjistruar te henen e shkuar udhetimi ynë në Top mbërriti në stacion.4 vite më parë detyra që na u vu përpara ishte nje super sfidë, ajo e rikthimit të vëmendjes së publikut .Kjo sfidë bashkë me shumë të tjera që koha na vuri përpara, sot rezultojnë të jenë një sukses për të cilin e vlen të ndjehet i përmbushur kushdo që dha kontribut. Koha në Top për mua do jetë e paharrueshme edhe për një arsye personale. Aty lindën vajzat e mia. Kaluam të treja 9 muaj te jashtëzakonshëm në studion e Open , nuk munguam asnje ditë në tryezën e debatit, qëndruam për 12 orë të ulura në një studio transmetimi ne zgjedhjet e prillit , e lamë studion vetëm dy javë përpara se krijesat e mia të embla te vinin në këtë botë e u riktheva në shtator në punë ndërsa ato ende nuk kishin bërë 40 ditë. Sot kur e kthej kokën pas mund te ndjehem vec krenare për përkushtimin dhe sakrificën me të cilën cdo ditë e vesh pasionin tim për punën që bëj. Ju perulem me zemër në dorë për tu falenderuar për besimin që më dhatë në këto vite. Mbetet privilegji im më i madh të kem mundësine tu shërbej. Me Open do të shihemi shumë shpejt në Neës 24 ku po realizohet nje super studio ekskluzive me të cilën do ju njoh së afërmi. Kthimi në Neës eshtë një kthim në shtëpi aty ku programi u formësua dhe u bë një brand. Aty ju pres për beteja të reja. Love you all,”– ka shkruar ajo.

 

 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

 

Eni Vasili ka kaluar tashmë në një tjetër ekran dhe shumë shpejt pritet të vijojë me emisionin e saj në News24. Në vendin e saj në TopChannel është rikthyer Sokol Balla.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

televizion televizion eni vasili sokol balla top channel eni vasili sokol balla top channel

Sondazh

Poll