Bota

Kryetari i fshatit: Trupat ruse qëlluan rreth 130 civilë në Makariv

8 Prill 2022, 17:21 Nga DOSJA
Kryetari i fshatit: Trupat ruse qëlluan rreth 130 civilë në

UKRAINË- Trupat ruse qëlluan rreth 130 banorë civilë të Makariv, një fshat i vogël me 15,000 banorë në rajonin e Kievit. ukrinform shkruan se këtë gje e ka bërë të ditur kryetari i fshatit Vadym Tokar. Ai gjithashtu bëri të ditur se 40% e shtëpive në fshat janë shkatërruar. Andriy Nebytov, shefi i policisë së rajonit të Kievit konfirmoi se çdo shtëpi e dytë në fshatin Makariv ishte shkatërruar nga ushtarët rusë.

“Makariv, i cili ka vuajtur për një kohë të gjatë. Sado predha të përgatitë armiku për ju, përkushtimi, guximi dhe qëndresa e policisë vendase mbeten të pandryshuara. Forcat e rendit punojnë në zonën e luftës, duke i shërbyer shtetit dhe duke mbrojtur qytetarët”, tha ai.

Fshati Makariv ndodhet në perëndim të Kievit, në zonën e autostradës Zhytomyr dhe kishte një rëndësi të madhe në parandalimin e sulmit ndaj kryeqytetit. Forcat e Armatosura të Ukrainës çliruan Makarivin nga forcat pushtuese ruse më 22 mars.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ 50 të vdekur nga sulmi ajror,mijëra presin të evakuohen, Zelenskyy pret von der Leyen

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andriy nebytov lufta ukraine-rusi vadym tokar andriy nebytov lufta ukraine-rusi vadym tokar

Sondazh

Poll