Bota

Krim makabër në Tetovë, 45-vjeçari shqiptar i pret kokën me sëpatë nënës së tij

8 Prill 2022, 14:56 Nga DOSJA
Krim makabër në Tetovë, 45-vjeçari shqiptar i pret

MAQEDONIA E VERIUT- Një ngjarje makabre ka ndodhur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut ku një 45-vjeçar shqiptar nga fshati Sellcë i preu kokën me sëpatë nënës së tij 73 vjeç.

Sipas mediave vendase, i dyshuari mësohet se kishte 3 javë që kishte dalë nga spitali psikiatrik i Bradovcës ku kishte qëndruar për rreth 3 vjet. Ndërsa e ëma ishte në oborr, 45 vjeçari me sëpatë i ka prerë kokën dhe sipas dëshmitarëve më pas ka dalë në lagje.

45-vjeçari i identifikuar si U.D është arrestuar në vendngjarje pas njoftimit të policisë nga banorët e lagjes, ndërkohë që po vijon hetimet për shkaqet dhe reethanat që çuan në këtë tragjedi.

“Sot rreth orës 8:30 pjesëtarë nga sektori për punë të brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin U.D. 45 vjeç nga fshati Sellcë i Tetovës, i cili paraprakisht ka kryer vrasje ndaj nënës së tij 73 vjeçare N.D. nga i njëjti fshat. Veprën e ka kryer me një mjet të mprehtë, rastin në vendin e ngjarjes e kanë hetuar edhe nga prokuroria e Tetovës, ndërsa trupi është dorëzuar në obduksion.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Qamil Kovaçi, drejtor i psikiatrisë në Shkup, tha se pacienti ka kërkuar që të lëshohet nga spitali më 21 shkurt të këtij viti, ndërsa shton se në këtë spital ai trajtohej kohë pas kohe që nga viti 2009.

Nga viti 2009 është pacient në spitalin tonë. Është pacient me ndërprerje. Ndërsa nga viti 2017 – 21 shkurt 2022 është trajtuar në spitalin tonë. Me vetë iniciativë është larguar nga spitali dhe shërbimet tona kanë vendosur në kontakt me vëllain e tij dhe ai na ka konfirmuar se është kthyer në shtëpi edhe ka kërkuar që ta ç‘lajmërojmë dhe ta mbajmë në shtëpi. Ne i kemi dhënë udhëzime për shfrytëzim të medikamenteve dhe nga ajo ditë nuk kemi pasur informata”.-tha Kovaçi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni djali vret nenen maqedonia e veriut qamil kovaçi djali vret nenen maqedonia e veriut qamil kovaçi

Sondazh

Poll