Bota

Kurti takon Lajçak në Greqi: Të angazhuar për dialog parimor e të balancuar

8 Prill 2022, 16:35 Nga DOSJA
Kurti takon Lajçak në Greqi: Të angazhuar për dialog

GREQI– Në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka folur për angazhimin në një vit qeverisje dhe rikonfirmoi, që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë.

Në takim u bisedua për mbarëvajtjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces. Kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor e të balancuar. Ai ritheksoi se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”-thuhet në komunikatë.

Me anë të një postimi në Twitter Lajcak tha se pati një diskutim të rëndësishëm me Kurtin në lidhje me hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Patëm një diskutim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në margjinat e Forumit të Delfit. Diskutuam për çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në lidhje me Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Koha për progres është tani”, ka shkruar Lajçak.

Në takim, gjithashtu u diskutua për invazionin dhe agresionin e paprovokuar ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë./

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ne greqi albin kurti takohet me lajcak forumi ekonomik delfi albin kurti ne greqi albin kurti takohet me lajcak forumi ekonomik delfi

Sondazh

Poll