Bota

Scholz: Vendet duhet të pranojnë sa më shumë refugjatë nga Ukraina

8 Prill 2022, 16:54 Nga DOSJA
Scholz: Vendet duhet të pranojnë sa më shumë refugjatë

ANGLI- Kancelari gjerman Olaf Scholz u ka bërë thirrje vendeve të tjera perëndimore më larg Ukrainës që të pranojnë më shumë refugjatë, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Boris Johnson. BBC shkruan se duke folur në Downing Street të premten, Scholz e përshkroi zhvendosjen e miliona njerëzve nga Ukraina si një nga pasojat e tmerrshme të kësaj lufte të tmerrshme.

“Shumë vende në Evropë kanë pritur refugjatë, veçanërisht ata përgjatë kufijve [të Ukrainës] – Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Rumania – dhe ne u jemi shumë mirënjohës këtyre vendeve. Pjesa më e madhe e refugjatëve ka arritur në Poloni, më shumë se dy milionë. Ne kemi më shumë se 300,000 refugjatë në Gjermani. Dhe kjo është arsyeja pse ne [do të ishim] të lumtur dhe mirënjohës nëse shumë vende do të merrnin pjesë praktikisht në pritjen e refugjatëve, sepse kjo do të jetë një detyrë dhe sfidë e madhe përpara,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ 50 të vdekur nga sulmi ajror,mijëra presin të evakuohen, Zelenskyy pret von der Leyen

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi olaf scholz lufta ukraine-rusi olaf scholz

Sondazh

Poll