Bota

Kurti takohet me Escobar në Greqi: Të kthehet vëmendja tek investimet e siguria në rajon

8 Prill 2022, 16:21 Nga DOSJA
Kurti takohet me Escobar në Greqi: Të kthehet vëmendja tek

GREQI– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla janë takuar me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Në këtë takim, Kurti foli për rrezikun që mund të sjellë agresioni rus në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë kontekst ka thënë se ka nevojë për kthim të vëmendjes për sigurinë në rajon.

Në njoftimin e kryeministrisë bëhet me dije se gjithashtu në takim është diskutuar për rrezikun rus në vendet e Ballkanit, pas luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë. 

“U bisedua mbi sukseset e Republikës së Kosovës në ekonomi, me ngritjen e paprecedentë ekonomike dhe në drejtësi, me luftimin e korrupsionit dhe grupeve kriminale. Në takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, me theks te invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë. U diskutua për ndikimin rus dhe rrezikun e nxitjes së konflikteve të mundshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kryeministri potencoi nevojën për kthimin e vëmendjes për sigurinë në rajon dhe investimeve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora albin kurti gabriel escobar albin kurti gabriel escobar

Sondazh

Poll