Bota

Von der Leyen paralajmëron Hungarinë: Nëse paguani në rubla, ju shkelni sanksionet e BE-së

8 Prill 2022, 16:17 Nga DOSJA
Von der Leyen paralajmëron Hungarinë: Nëse paguani në rubla,

BRUKSEL- Hungaria do të thyejë sanksionet e BE-së nëse e përmbush premtimin e tyre për të paguar energjinë ruse në rubla, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Sipas CNN, Von der Leyen tha në një intervistë se dekreti i Putin për të paguar gazin në rubla është shkelje e saknsioneve të vëna nga BEja dhe paralajëroi Hungarisë për pasoja nëse e thyen këtë rregull.

Bëmë një analizë të dekretit të Putinit dhe çështja ligjore është shumë e qartë. Ajo që Putini po sugjeron, ky transformimi i eurove në rubla dhe më pas pagesa e faturës së gazit, do të ishte një shkelje e sanksioneve. Nëse e bëni këtë, paguani në rubla, ju shkelni sanksionet, ju i anashkaloni sanksionet që kemi vendosur ndaj Rusisë”, tha presidentja e Komisionit të BE-së.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán kishte treguar se vendi i tij do të ishte i gatshëm të paguante për gazin rus në rubla pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që kërkon që “vendeve jomiqësore” do t’u kërkohet të paguajnë për gazin në monedhë.

BE-ja ishte në diskutime me Budapestin, tha Von der Leyen ditën e sotme.

Deri më tani, Hungaria i është përmbajtur sanksioneve, kështu që derisa të mos shohim të kundërtën, është mirë. Asnjëherë më parë nuk e kemi parë Bashkimin Evropian kaq të bashkuar, kaq të vendosur, kaq të shpejtë. Dhe unë mendoj për secilin prej vendeve tona anëtare, gjithashtu një pyetje, a dua të jem i pari që do ta thyej atë unitet? Unë mendoj se jo”, tha ajo.

LAJMI KRYESOR/ Lufta/50 të vdekur nga sulmi ajror,mijëra presin të evakuohen, Zelenskyy pret von der Leyen

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sanksionet ndaj rusise viktor orban sanksionet ndaj rusise viktor orban

Sondazh

Poll