Bota

Me jelek antiplumb, Von der Leyen viziton Buchan ku u krye masakër nga forcat ruse

8 Prill 2022, 15:17 Nga DOSJA
Me jelek antiplumb, Von der Leyen viziton Buchan ku u krye masakër nga

UKRAINË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, sot udhëtuan drejt Ukrainës për t’u takuar me liderët e vendit.

Dy udhëheqësit europianë bashkë me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, shkuan edhe në vendin ku u raportua se u krye masakër, në Bucha.

Ata u shoqëruan nga kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, i cili në një postim në Twitter tha se u tregoi mizoritë që kryen rusët në këtë rajon.

“Vizituam Buchan. Ursula von der Leyen, Josep Borrellit  dhe Eduard Hegerit iu tregova për mizoritë që kryen trupat ushtarake ruse mbi civilët ukrainas. Ne kurrë s’do t’ia falim armikut këto krime. Ne po punojmë bashkë me partnerët tonë europianë që të ndalim agresorin sa më shpejt që është e mundur”, shkroi Shmyhal.

Von der Leyen më herët ka dënuar sulmin me raketa të Rusisë në një stacion treni që po përdorej për evakuim nga civilët në Ukrainë dhe e cilësoi si “të neveritshëm”. Ajo tha se për këtë tragjedi do ta ngushëllojë personalisht presidentin ukrainas, Zelensky.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ursula von der leyen lufta ukraine-rusi ursula von der leyen

Sondazh

Poll