Bota

Scholz takon Johnson, shprehin vlerësim për hapat e BE-së për tërheqjen nga energjia ruse

8 Prill 2022, 15:31 Nga DOSJA
Scholz takon Johnson, shprehin vlerësim për hapat e BE-së

BRITANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një takim në Londër me homologun e tij, Boris Johnson ku kanë vlerësuar “hapat e mëdhenj” që vendet e BE-së tashmë po ndërmarrin për të hequr veten nga energjia ruse.

Scholz ka thënë se Gjermania po bën “gjithçka mundemi” për të hequr dorë nga energjia ruse, por se do të duhen dy dekada. Ai tha në një konferencë të përbashkët për shtyp me Johnson se Gjermania po punon për t’u bërë një vend që do të përdorë vetëm burime të rinovueshme për energji elektrike.

Është absolutisht e nevojshme të kuptojmë se për momentin do të jetë e rëndësishme të sigurohet furnizimi nga burimet fosile nga vende të tjera sesa nga Rusia. Ne po e bëjmë këtë dhe po punojmë shumë për ta realizuar këtë.“-tha Shcolz.

Ndërkohë Johnson nuk përjashtoi mundësinë e armatosjes së rezistencës së Ukrainës kundër trupave ruse me tanke.

Unë jam në parim i gatshëm të konsideroj çdo gjë me anë të armëve mbrojtëse për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë veten dhe popullin e tyre. Mendoj se është e rëndësishme që ne duhet të japim pajisje që janë vërtet të dobishme dhe të operueshme nga ukrainasit, kjo është konsiderata jonë.“-tha Johnson.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson olaf scholz ne britani boris johnson olaf scholz ne britani

Sondazh

Poll