Kirurgu britanik: Putini ka aq operacione plastike sa një modele Instagrami
8 Prill 2022, 14:30Nga DOSJA
RUSI– Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, është pa dyshim njeriu më i përfolur në botë gjatë muajit të fundit. Interesimi i mediave për të është më i madh se kurrë, dhe përveç lëvizjeve politike që ai bën, shumëkush interesohet për diçka më shumë për prejardhjen e tij, historinë e jetës, familjen, jetën bashkëshortore, divorcin, të dashurën dhe fëmijët ilegal.
Ndër temat e shumta që lindin kur bëhet fjalë për Vladimir Putin është se ai nuk plaket, në fakt me kalimin e kohës ai duket gjithnjë e më i ri.
Vladimir Putin do të mbushë 70 vjeç në tetor, dhe sot ai duket ndoshta edhe më mirë se kur ishte në të dyzetat dhe të pesëdhjetat e tij, nuk ka pothuajse asnjë rrudhë dhe ai duket shumë më i relaksuar. Ndryshimi më i dukshëm është në zonën e syve dhe qepallat. Presidenti i Rusisë shpesh duket i fryrë, gjë që ngriti edhe një herë dyshimin se ai është i varur nga kirurgjia estetike.
Mediat pohojnë se Putini përdor fillers dhe botox që nga viti 2009 dhe kirurgu britanik Gerard Lamb më vonë pohoi se është e qartë se janë bërë disa ndërhyrje në fytyrën e presidentit rus. Në vitin 2019, Lamb komentoi se Putini donte që të gjithë të harronin “pamjen e tij nervoze” dhe të shndërroheshe në një “djalë të rrezikshëm”.
“Kjo duhet të bëhet gradualisht dhe në një mënyrë që të theksojë tiparet e fytyrës duke ruajtur freskinë dhe duke arritur një efekt lajkatar. Ai kishte të njëjtin numër procedurash si një yll mesatar i Instagramit, por ato ishin bërë në mënyrë që ndryshimi të ishte minimal dhe pa vëmendje “- thotë Lamb.
Pretendimet se Putin, i cili ishte kryeministër në atë kohë, përdori Botox për herë të parë u shfaqën në vitin 2011, kur ai mbërriti në një takim me një mavijosje të madhe nën sy. Kjo tërhoqi aq shumë vëmendje sa zëdhënësi i tij duhej të mohonte gjithçka.
“Ndoshta është efekti i dritës.. Kryeministri është i lodhur”– tha PR.
Revista liberale ruse Nova Vreme u konsultua me katër kirurgë estetikë në vitin 2012 dhe të gjithë ranë dakord që ai i është nënshtruar disa operacioneve. Ata shtuan se ishte e qartë se Putini po përdorte Botox për ballin e tij, se kishte ngritur qepallat dhe se kishte mbushur faqet e tij.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BRUKSEL- Ndalimi i importit nga Bashkimi Evropian për qymyrin rus do të hyjë në fuqi në gusht, tha një burim evropian pasi vendet anëtare miratuan të enjten në ...
UKRAINË-Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, ka thënë se numri i të vdekurve në stacionin e trenit Kramatorsk është rritur në 50. Ky numër përfshin p...
SHBA– Google dëshiron ta bëjë më të lehtë kërkimin për gjëra që është e vështirë të përshkruhen vetëm me disa fjalë ose një imazh. Google nxori një opsion...
MAQEDONIA E VERIUT- Këngëtarja dhe profesoresha e muzikës, Besiana Mehmedi, ka bërë një reagim publik pas protestive të studentëve të Universitetit të Tetovës, ...
KOSOVË– 26 oficer policie kanë përfunduar në pranga pas finalizimit të operacionit “Pika 2” i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Specia...
UKRAINË- Kompania hekurudhore ukrainase, njoftoi sot se dy raketa ruse goditën një stacion hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore, duke shkaktuar dhj...
SHBA– Elon Musk inauguroi ditën e sotme një fabrikë të re në Tesla. Fabrika do të ketë 20 mijë punonjës dhe mësohet se do të pasohet me një festë për staf...
UKRAINË- Ka të tërhequr vëmendjen një pjesë e mbetur e një rakete ruse e cila shpë rtheu në sulmin në stacionin hekurudhor të Kramatorskit pas në të sh...
Përshtatur nga EuobserverTridhjetë vjet më parë në Bosnje Hercegovinë filloi një luftë që zgjati mbi 3 vjet, dhe që vrau më shumë se 100.000 njerëz. Ngjarja më ...