Aktualitet

Faza e 6-të e operacionit ‘Restart’ në Korçë! 445 kg drogë e sekuestruar, 4 në pranga

8 Prill 2022, 06:46 Nga DOSJA
Faza e 6-të e operacionit ‘Restart’ në Korçë!

KORÇË– Është finalizuar faza e gjashtë e operacionit ‘Restart’ në Korçë. Në pranga kanë përfunduar vëllezërit Klaudio dhe Bardhi Sino, Blerim Karameta dhe Igli Cangëtari. Me arrestimin e tyre, shkon në 16 numri i të ndaluarve dhe në 445, 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Ata po transportonin një sasi droge me  mjetit tip “Mercedes-Benz”, në afërsi të hyrjes së fshatit Miras, Devoll. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 pako, me peshë totale 69 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

NJOFTIMI:

Finalizohet faza e gjashtë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar pesë muaj më parëOperacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.Vihen në pranga edhe 4 shtetas dhe sekuestrohen 72 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Korçë-Në kuadër të operacionit antidrogë “Restart 6”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Klaudio Sino; Bardhi Sino (vëllezër); Blerim Karameta dhe Igli Cangëtari.Shkon në 16 numri i të ndaluarve dhe në 445, 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur pesë muaj më parë, kanë finalizuar me sukses fazën e gjashtë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:– K. S., 35 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.– B. S., 38 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.B. K., 26 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.– I. C., 30 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll.Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Mercedes-Benz”, në afërsi të hyrjes së fshatit Miras, Devoll, me drejtues shtetasin K. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 pako, me peshë totale 69 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit, iu gjetën e sekuestruan edhe 3 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak.Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, janë edhe shtetasit B. S; B. K. dhe I. C.Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

LEXO EDHE:

VIDEO/ Operacioni ‘Restart’: Momenti kur policia u zuri pritë dhe arrestoi 2 vëllezërit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce operacioni ‘restart’ korce operacioni ‘restart’

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 20:23

Digjen qëllimisht dy makina në Vlorë

VLORË– Dy automjete janë djegur këtë mbrëmje në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Karabash të qytetit të Vlorës. Mjetet kanë qenë të par...