Aktualitet

Sheshi i Ri i Flamurit/ Video 3D, Rama: Do nxjerr në pah objektet e historisë

8 Prill 2022, 06:25 Nga DOSJA
Sheshi i Ri i Flamurit/ Video 3D, Rama: Do nxjerr në pah objektet e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një video të projektit të Sheshit të Flamurit në Vlorë, duke i kthyer përgjigje protestuesve që akuzojnë se po fshihet historia. Rama shkruan se Sheshi i Ri i Flamurit do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut të Rilindjes së saj Urbane që do të nxjerrë në pah edhe objektet e historisë në atë shesh.

“Mirëmëngjes dhe me Sheshin e Ri të Flamurit, i cili do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobusësh për foltorexhinjtë jo) dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social – kulturore të vendit për të gjitha moshat, pa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të ‘tempullit’ hijezues, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Për Projektin e ndërtimit në Vlorë, disa qytetarë në Vlorë janë ngritur në protestë, duke kundërshtuar ndërtimin pasi sipas tyre projekti po rrënon historinë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama sheshi i flamurit sheshi i flamurit ne vlore edi rama sheshi i flamurit sheshi i flamurit ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 20:23

Digjen qëllimisht dy makina në Vlorë

VLORË– Dy automjete janë djegur këtë mbrëmje në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Karabash të qytetit të Vlorës. Mjetet kanë qenë të par...