Bota

Frikë për infektimin e fëmijëve! Kompania Ferrero merr MASA, gjurmon origjinën e salmonelës

8 Prill 2022, 07:59 Nga DOSJA
Frikë për infektimin e fëmijëve! Kompania Ferrero merr MASA,

SHBA– Çokollatat Kinder po tërhiqen nga Evropa, SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re për shkak të salmonelës. Protothema raporton se kompania Ferrero ka bërë të ditur se ishte në gjendje të gjurmonte origjinën e salmonelës në një filtër në fabrikën e kompanisë në Arlon, Belgjikë, mirëpo tani nuk ka më asnjë gjurmë të saj.

“Na vjen thellësisht keq për këtë çështje dhe dëshirojmë të falënderojmë autoritetet për bashkëpunimin dhe rekomandimet e tyre të vazhdueshme. Ne e marrim shumë seriozisht sigurinë ushqimore dhe çdo hap që ndërmarrim udhëhiqet nga përkushtimi ynë ndaj kujdesit ndaj konsumatorit”, tha kompania në një deklaratë.

Të paktën 134 raste janë raportuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kryesisht te fëmijët nën 10 vjeç. Simptomat karakterizohen me diarre me gjak. Bazuar në intervistat e pacientëve dhe studimet fillestare të detajuara epidemiologjike, produkte specifike çokollate janë identifikuar si rruga e mundshme e infeksionit. Rastet e prekura janë identifikuar përmes teknikave të avancuara të standardizimit molekular.

Hetime të mëtejshme po kryhen nga autoritetet e shëndetit publik dhe të sigurisë ushqimore në vendet ku raportohen raste për të identifikuar shkakun dhe shtrirjen e kontaminimit dhe për të siguruar që produktet e kontaminuara të mos vendosen në treg. Rasti i parë u raportua në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të janarit, i ndjekur nga Franca, Irlanda, Belgjika, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Suedia dhe Norvegjia. Italia po kontrollon gjithashtu nëse disa nga rezultatet e saj analitike janë të lidhura me epideminë njëfazore të Salmonella Typhimurium, ndërsa produktet Ferrero janë tërhequr nga Kanadaja.

Greqia është gjithashtu ndër vendet që kanë tërhequr produktet Kinder Schokobons dhe Kinder Surprise maxi 100gr. Ferrero Rocher njoftoi se po tërheq një grup produktesh Kinder nga tregu grek, pas shfaqjes së rasteve të salmonelës në gjithsej tetë vende evropiane.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ferrero salmonele ne vezet kinder ferrero salmonele ne vezet kinder

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2022, 06:46

Dështoi vaksinimi me detyrim në Gjermani

Për momentin në Gjermani nuk do të ketë vaksinim me detyrim për personat nga mosha 60 vjeç. Projektligji i koalicionit qeveritar nuk mori shumicën e duhu...