Kryeministri Mishustin: Rusia po përballet me situatën më të vështirë në tri dekada
7 Prill 2022, 14:37Nga DOSJA
RUSI- Rusia është duke u përballur me situatën më të vështirë në tri dekada për shkak të sanksioneve të pashembullta, mirëpo përpjekjet e huaja për të izoluar atë nga ekonomia globale do të dështojnë, ka thënë kryeministri rus, Mikhail Mishustin më 7 prill.
I cituar nga agjencia ruse e lajmeve, TASS, ai ka thënë se kjo situatë ka hapur dyert për mundësi të reja, pasi largimi i disa kompanive të huaja nga Rusia, do të krijojë hapësirë për tjerat.
Shtetet e Perëndimit janë duke shtuar vazhdimisht sanksionet kundër Rusisë, me qëllim që ky shtet të detyrohet t’i japë fund operacionit ushtarak në Ukrainë dhe të tërheqë forcat e veta. Më 7 prill, grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7), ka dënuar “rëndë” ato që i ka konsideruar “mizori” të kryera nga Rusia në qytezën Buça dhe rajone tjera të Ukrainës.
“Imazhet e vdekjeve, viktimave të torturës dhe ekzekutimet, si dhe raportimet për dhunë seksuale dhe shkatërrim të infrastrukturës civile, tregojnë fytyrën e luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj”, ka thënë G7 përmes një deklarate të lëshuar më 7 prill.
“Masakrat në qytezën Buça dhe qyteza tjera do të shtohen në listën e mizorive dhe në listën e shkeljeve të ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë ligjin për të drejta të njeriut, të cilat janë kryer nga agresori në tokën ukrainase”, është thënë në deklaratë.
Imazhet nga Buça, qytezë në verilindje të Kievit, janë bërë publike këtë javë. Zyrtarët lokalë kanë thënë që më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse vetëm në Buça dhe rreth 50 prej tyre janë ekzekutuar.
Moska ka hedhur poshtë këto dyshime. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL/
MAQEDONIA E VERIUT- Këngëtari i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi ka mbështetur studentët e Fakultetit të Muzikës, të cilët sot dolën në protestë kundër profesores ...
PRIZREN– Arrestohet një qytetar, me inicialet K.K sipas burimeve të gazetës Express në Prevallë të Prizrenit. Pasi gjatë kontrollit i është gjetur tre AK-...
UKRAINË- Kryebashkiaku i Dnipro-s u ka kërkuar grave, fëmijëve dhe të moshuarve që të largohen nga qyteti qendror-lindor sepse Rusia pritet të intensifikoj...
FRANCË- Kandidatja presidenciale franceze, Marine Le Pen sulmoi Emmanuel Macron për ndjekjen e drejtimit të Gjermanisë në mbështetjen në energjinë ruse dhe...
SHBA– Kostoja e daljes nga Rusia deri më tani për Shell ka qenë deri në 5 miliardë dollarë, njoftoi kompania në një përditësim tremujor.Ai e vendos shifrë...
RUSI– Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Kievi i kishte paraqitur Moskës një projekt-marrëveshje paqeje që përmbante elementë të papranueshë...
UKRAINË- Qindra njerëz që kishin ikur nga lufta në Ukrainë tani po kthehen ku vetëm në Budapest, më shumë se 200 pasagjerë u panë duke pritur trenin që shk...
UKRAINË– Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në javën e gjashtë, janë shfaqur imazhe të ndërtesave të djegura dhe pjesëve të municionit të mbetura të shpërnd...