Bota

Protesta në Maqedoni, lideri i “Elita 5” krah studentëve: Pedagogia e ka në gjak bullizmin

7 Prill 2022, 14:30 Nga DOSJA
Protesta në Maqedoni, lideri i “Elita 5” krah studentëve:

MAQEDONIA E VERIUT- Këngëtari i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi ka mbështetur studentët e Fakultetit të Muzikës, të cilët sot dolën në protestë kundër profesores Besiana Memhedi, të cilën e akuzojnë për fyerje, bullizëm sistematik dhe presion.

Ziberi tha se është në rrjedha për presionet që shkakton profesorja.

“Ky shqetësim ekziston që moti, unë jam në rrjedha. Dhe kam ardhur që ti përkrahi pasi çdo prind i sjell fëmijët me sakrifica e veta për të mësuar për të studiuar, por profesorja në fjalë me vite e ka në gjak maltretimin dhe ofendimin. Unë jam në rrjedha pasi e kam pasur fëmijën, tani e kam edhe fëmijën tjetër këtu në këtë fakultet dhe jam në rrjedha të gjithë këtyre fëmijëve që profesorja i bën ndaj fëmijëve”, ka thënë Ziberi.

Këngëtari Arif Ziberi tha se edhe ai është ankuar tek udhëheqësit e Fakultetit për ka hasur në dyer të mbyllura.

“Unë gjithashtu kam pasur problem me këtë profesoren për fëmijën tim e kam ngritur zërin, kam shkuar në fakultet e kam ngritur shqetësimin, kam hasur në dyer të mbyllura, nuk e di çka është puna, e kam pyetur veten vallë kaq i fortë është ky njeri mbi çdo ligj mbi çdo etik kjo. Kam pyetur edhe zyrtar edhe politikan se kush i qëndroj prapa. Por unë thjesht kam dal për ti përkrahë pasi që e di se të gjitha që i thonë këto studentë janë shumë të vërteta dhe njëherë e përgjithmonë duhet të gjërat të thuhen ashtu siç janë jo të lihen në harresë”, ka deklaruar këngëtari Arif Ziberi./Alsat.mk/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora showbiz arif ziberi besiana memhedi arif ziberi besiana memhedi

Sondazh

Poll