Bota

Njëra mjeke dhe tjetra balerinë, kush janë vajzat misterioze të Putin

7 Prill 2022, 07:15 Nga DOSJA
Njëra mjeke dhe tjetra balerinë, kush janë vajzat misterioze

RUSI– Dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin, të cilat u sanksionuan nga SHBA nuk janë bërë shpesh pjesë e lajmeve dhe dihet shumë pak për to. Katarina Tikhonova është një drejtuese drejtuese e një kompanie teknologjike që mbështet industrinë ruse të mbrojtjes ndërsa Maria Vorontsova është drejtuese e një programi kërkimor gjenetik të financuar nga Rusia e mbikëqyrur personalisht nga Putin, shkruan Protothema.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, thuhet se “pasuritë” e Vladimir Putinit janë “të fshehura”, se ato janë kaluar në emrat e “anëtarëve të familjes së tij”, dhe pjesë e tyre janë edhe dy vajzat. Biografia zyrtare e presidentit rus në faqen e internetit të Kremlinit thotë se vajza e tij Maria ka lindur në vitin 1985, përpara se familja të transferohej në Dresden, ish-RDGJ, ku Vladimir Putin, në atë kohë një oficer i KGB-së i shërbimit inteligjent sovjetik. Vajza e tij e dytë, Katarina lindi në qytetin e Gjermanisë Lindore. 

Vite më parë, Putin ka zbuluar se vajzat e tij kanë ndjekur arsimin universitar në Rusi, flasin disa gjuhë evropiane. Megjithatë, publiku di pak për to, pasi Kremlini kujdeset që jetën private të presidentit ta mbajë rreptësisht larg syrit të publikut.

Sipas disa mediave ruse, Maria Vorontsova është një endokrinologe dhe punon për një kompani kërkimore mjekësore të fokusuar në terapitë kundër kancerit, e cila është e lidhur ngushtë me shtetin rus. Mediat ruse kanë raportuar gjithashtu se Katarina Tikhonova është matematikante, kryetare e nje instituti të shkencës dhe teknologjisë, i lidhur me universitetin më të rëndësishëm publik të Rusisë.

Kontradiktore kanë qënë deklaratat e Putin për vajzat. Më herët ai nuk i quante vajza, mirëpo kjo ndryshoi. Në një konference për shtyp, Putin do të deklaronte: Jam krenar për ta.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschëitz

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota katarina tikhonova. maria vorontsova vladimir putin katarina tikhonova. maria vorontsova vladimir putin

Sondazh

Poll