Aktualitet

Asambleja e PS, Rama: Autokritikë në Kongres! President Basha? Nëse Berisha merr Oscar

6 Prill 2022, 05:47 Nga DOSJA
Asambleja e PS, Rama: Autokritikë në Kongres! President Basha?

TIRANË– 25 minuta ishte online, ndërsa për dy orë me radhë, mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste vazhdoi me “dyer të mbyllura”. Mbledhja nisi në orën 17:00, u hap nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i cili prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm dhe të Kongresit të PS që do të mbahet këtë të shtunë më 9 prill, ndërsa në një dhomë me të ishin vetëm kryeministri Edi Rama dhe sekretari Organizativ, Bledi Klosi. Në fjalën e tij, Gjiknuri kërkoi vetëm diçka: inovacion!

Pas tij, kryetari i PS, Edi Rama, dha lajmin se nesër do të publikohen të dhënat e mbledhura nga Këshillimi Kombëtar, ndërsa bëri thirrje edhe për bashkim në këto kohë të vështira. Ndërsa pak më vonë kërkoi nga socialistët që në mbledhjen e Kongresit të tregonin shpirtin kritik dhe autokritik ndaj vetes. Megjithatë diskutimi i tij përfundoi shpejt, duke e mbyllur me faktin që në Kongres do të piketoheshin qëllimet e të ardhmes së socialistëve, përfshirë edhe ndryshimet nëpër struktura.

Pas përfundimit të mbledhjes në selinë rozë, kryeministri doli edhe para gazetarëve. I pyetur për Presidentin e ri, Rama tha se maxhoranca ka përgjegjësinë për të zgjedhur sipas tij një president ‘normal’, pasi kjo është hera e parë që i ka të gjitha votat e nevojshme. Ai shtoi se grupi i mandatuar nga PS po diskuton me opozitarët, të cilët nuk i konsideron më as si kundërshtarë politikë. Për Ramën kundërshtari më i madh i PS, është vetë PS-ja. Me ironi, ai ka komentuar me ironi lajmet se Lulzim Basha, ish-kryedemokrati do të garojë për postin e presidentit për të zëvendësuar Ilir Metën, gjë që sipas tij mund të ndodhë vetëm nëse ish-kryeministri Berisha merr çmimin ‘Oscar’. 

Ç’pritet të ndodhë më 9 Prill?

Në Kongresin e 9 prillit, kreu i mazhorancës Edi Rama do të kërkojë ndërprerjen e mandatit 4-vjeçar të kryetarëve të degëve të PS-së, të cilët do të mbajnë këtë detyrë deri 15 qershor, afat në të cilin do të zhvillohen edhe zgjedhjet për strukturat drejtuese në degët e kësaj forcë politike në çdo bashki. Mandati iu ndërpritet 61 kryetarëve aktualë të degëve të partisë, ndërkohë që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në javët e para të majit. Kongresi ishte parashikuar të mbahej në fund të janarit, por u shty për shkak të zgjedhjeve lokale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rama nuk heq dorë nga e tija, dërgon sërish gazetaren për ‘riedukim’, Meta: Mos ki frikë

Rama: Kundërshtarët nuk ekzistojnë, ata janë copë e çikë. Problemi jemi ne

Rama: PS i ka votat për të presidentin, Basha, kryetar shteti? Nëse Berisha merr Oscar

25 minuta LIVE! Mbyllet transmetimi i Asamblesë së PS, Rama dhe tijët flasin veçmas

Mbledhja e Asamblesë, Rama: Nga Kongesi do të cakohet vijimësia e punës së PS

Zgjerimi i Sekretariatit të PS/ Propozimi i Gjiknurit, Rama: Të shtohen dy poste të tjera

Të gjithë janë online, vetëm Rama nga selia e PS! Kush janë socialistët që ka pas vetes

Rama: Nesër prezanojmë rezultatet e Këshillimit Kombëtar

Rama zbardh axhendën e Kongresit të PS-së: Ndryshe nga herët e tjera (Temat e të ftuarit)

Asambleja e PS/Gjiknuri hap mbledhjen krah Ramës: Kemi një sërë vendimesh që duhen miratuar

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike asambleja e ps 6 prill 2022 partia socialiste asambleja e ps 6 prill 2022 partia socialiste

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2022, 16:25

Merr flakë makina në lëvizje në Tiranë

TIRANË– Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në afërsi të TEG-ut, megjithatë fatmirësisht askush nuk është lënduar. Policia e Shtetit ka bërë...