Aktualitet

VD/ U mbyt në lumin Fan! Polumbarët mbyllin kërkimet, asnjë shenjë e trupit të 10-vjeçarit

6 Prill 2022, 06:03 Nga DOSJA
VD/ U mbyt në lumin Fan! Polumbarët mbyllin kërkimet, asnjë

MIRDITË– Mbyllet dita e dytë pa trupin e vogëlushit 10-vjeçar në Mirditë, i cili është mbytur në ujrat e lumit Fan. Një lojë me top mes bashkëmoshatarit u kthye në një tragjedi për vogëlushin S. Laska, topi i të cilit ra në lumë dhe ai bëri një përpjekje për ta marrë nuk doli dot më. Mëngjesin e sotëm, rinisën kërkimet por u ndërprenë  në mbrëmje për shkak të errësirës për të nisur sërish nesër në mëngjes me polumbarët e RENEA-ve që kanë shkuar në Mirditë nga Tirana.

Por deri më tani është gjetur vetëm topi pas së cilit rendi i mituri. Familjarët gjithashtu u janë bashkuar kërkimeve, por nuk i kursyer as akuzat në drejtim të Policisë duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë në kohë, mbase trupi i 10-vjeçarit do të ishte gjendur më herët.

Drejtori, mësuesi, nxënësit e shkollës, por veçanërisht të klasës janë në shok dhe e kanë të vështirë ta besojnë se bashkëmoshatari i tyre nuk ka shkuar sot në shkollë si zakonisht. 10-vjeçari me inicialet S.L u mbyt pasditen e djeshme në lumin Fan, u fut për të marrë topin teksa po luante. I mituri nuk doli dot më i gjallë nga lumi. Kërkimet për gjetjen e tij nisën menjëherë nga familjarët dhe banorët e zonës mirëpo nuk arritën të gjenin trupin e 10-vjeçarit. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

E mori rrjedha e lumit kur po kapte topin, asnjë shenjë nga i mituri. Ndërpriten kërkimet

Mbytja e 10-vjeçarit/ Drejtori: Situata është e rëndë! Psikologu: Nxënësit janë në shok

10 vjeçari u mbyt duke rendur pas tij! Gjendet topi në lumin Fan në Mirditë

10-vjeçari u mbyt në lumë, daja: I vëllai nuk e shpëtoi dot, policia erdhi vonë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lumi fan mbytet 10-vjecari ne mirdite mbytje mirdite lumi fan mbytet 10-vjecari ne mirdite mbytje mirdite

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2022, 16:25

Merr flakë makina në lëvizje në Tiranë

TIRANË– Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në afërsi të TEG-ut, megjithatë fatmirësisht askush nuk është lënduar. Policia e Shtetit ka bërë...