Aktualitet

Gripi i shpendëve, AKU: Produktet në tregje dhe markete janë të sigurta

6 Prill 2022, 16:07 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve, AKU: Produktet në tregje dhe markete janë

TIRANË- Pavarësisht se prej disa javësh ka mbërritur gripi i shpendëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se në tregje çdo produkt është i certifikuar dhe nuk ka vend për panik.

“I gjithë ky panik nuk ka vend sa i përket produkteve me bazë shpendore. Këtë nuk e thotë AKU, por Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve. Nu ka asnjë hetim epidemiologjik dhe provë që të ketë vërtetuar se transmetohet nga ushqimi. Ushqimi me bazë shpendore duhet të jetë i gatuar mirë që të jetë i shëndetshëm për ata që e konsumojnë”.

Drejtorja e AKU-së, Jeta Deda shprehet se bëhen kontrolle të përditshme në subjektet tregtare ku verifikohen dokumentacioni përkatës dhe po ashtu bëhen analizat e produkteve.

“Kemi një perkorsi të kontrollove për gjurmueshmërinë, certifikatat veterinare, regjistrat e hyrje- daljeve, etiketat dhe dokumentacionin që duhet të jetë i rregullt. Bëhet një kontroll fizik, identitar dhe dokumentar gjatë këtyre inspektimeve”.

Në lidhje me praninë e salmonelës në disa produkte çokollate në vende të Europës, AKU nënvizon se në vendin tonë ende nuk është konstatuar një problematikë e tillë.

“Që prej informimeve nëpër mediat ndërkombëtare dhe informacionit në institucione homologe në vendet e Europës, kemi marrë masa për verifikim në ato lote që janë evidentuar nëpër media kanë hyrë në vendin tonë”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve të shohin etiketat e çdo produkti ushqimor dhe në raste shkeljesh të denoncojnë subjektet abuzive.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti kombëtar i ushqimit jeta deda autoriteti kombëtar i ushqimit jeta deda

Sondazh

Poll