Aktualitet

3 opsionet! Si mund të manovrojë Alibeaj, postin e kryetarit të komanduar s’ia jep asnjëri

6 Prill 2022, 16:17 Nga DOSJA
3 opsionet! Si mund të manovrojë Alibeaj, postin e kryetarit të

TIRANË– Enkelejd Alibeaj njihet vetëm nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike, në kundërshtim me ligjet shqiptare. Dosja.al ka sjellë të gjithë opsionet sesi Alibeaj mund të manovrojë por sërish nuk mund të cilësohet si kryetar i komanduar, pasi nuk mban as postin e nënkryetarit. Me zbardhjen e vendimit sot nga Gjykata e Tiranës për regjistrimin e Statutit të 11 dhjetorit, atij i lind e drejta në parim për të ankimuar vendimin. Por sot, nesër e në vijim, ndërsa apelimi i pardjeshëm nuk ka vlerë pa vendimin e Gjykatës.

Opsioni 1-bie: Vendimi i 25 marsit nuk mund të apelohej para ditës së sotme! Si rrjedhim apelimi i pardjeshëm nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Nëse marrim për të mirëqenë se apelimet e Alibeajt janë të vlefshme, pra ai i 24 marsit, një ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës së Tiranës, e ai që depozituan sërish pardje, ka një “problem” tjetër. Në një rast të tillë Alibeaj nuk është as nënkryetar i PD-së, rrjedhimisht edhe kryetari i Komanduar. Kjo pasi ai u bë nënëkryetar pas 17 korrikut dhe nuk mund të funksionojë si i tillë përsa kohë nuk është regjistruar në Gjykatës.

Opsioni 2-bie: Edhe sikur vendimet e Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të jenë në fuqi, Alibeaj sërish nuk është nënkryetar.

Në një këndvështrim tjetër, edhe sikur nga Gjykata të njihen vendimet e marra më 17 korrik e më pas në dhjetor, sërish Alibeaj nuk mund të jetë kryetar i komanduar. Ç’e pengon? Nga ish-kryedemokrati nuk u mblodh kurrë Këshilli Kombëtar, që është i vetmi organ që ka të drejtë të konstituojë rolin e tij.

Opsioni3- bie: S’ka vendim të Këshillit Kombëtar!

Ta shohim në të gjitha këndvështrimet, Alibeaj s’mund të jetë kryetar i komanduar, por për ambasadoren amerikane është. Ku bazohet? Ndoshta ka preference personale, sepse ligjet shqiptare jo njëherë!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd yuri kim enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd yuri kim

Sondazh

Poll