Aktualitet

6 herë iu gjet kokainë në konteinerë/Kapet administratori i “Alba Exotic”, Eduart Dauti

6 Prill 2022, 16:33 Nga DOSJA
6 herë iu gjet kokainë në konteinerë/Kapet administratori i

TIRANË– Arrestohet administratori i firmës “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti. Në konteinerët e kompanisë që ai administron janë kapur me qindra kg kokainë, e gjitha në kuadër të operacionit “Rada”. Eduart Dauti u shpall në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi 51-vjeçari akuzohet se ka kryer veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”. Operacioni policor i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës “Alba Exotic Fruit”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar “Rada”, bënë kapjen e shtetasit: – E. D., 51 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, gjatë kontrolleve, në kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”, në disa raste, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë.

Herën e fundit që në konteinerët e kompanisë u kap kokainë, ishte shtatori i vitit që lamë pas. 10 kilogramë e 185 gramë kokainë u sekuestruan në një nga konteinerët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, të cilës i janë kapur edhe pesë herë të tjera ngarkesa me drogë. Më 7 shtator 2021, gjithashtu u kapën 7.7 kg kokainë në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike tek konteinerët e “Alba Exotic Fruit”. Kokaina u gjet e ndarë në pako dhe të ngjitura në një nga kapakët e kontejnerit të kompanisë në fjalë më 29 korrik të këtij viti. Më 23 korrik u sekuestruan 6.5 kilogramë kokainë të fshehura në të njëtën mënyrë. Më 13 korrik u ndalua një kamion me banane në portin e Durrësit brenda të cilit u gjetën 12 kg kokainë, e ardhur nga Ekuadori.

Deri më tani në prangat e Policisë ka përfunduar shoferi i kamionit që kishte shkuar për të marrë dërgesën; Barjon Gumeni, një prej pronarëve të kompanisë “Alba Exotic fruit”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari tjetër, Eduart Dauti. Ky i fundit është shprehur për mediat se ndodhej në Francë, por shtoi se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar gjithçka, por nuk dihet vijimësia e çështjes. Në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë e cila u zëvendësua me oriz dhe iu vendos GPS nga autoritetet për ta ndjekur. Në Durrës u prangosën pritësit Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj si dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eduart dauti kompania ‘alba exotic fruit operacioni rada eduart dauti kompania ‘alba exotic fruit operacioni rada

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2022, 16:25

Merr flakë makina në lëvizje në Tiranë

TIRANË– Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në afërsi të TEG-ut, megjithatë fatmirësisht askush nuk është lënduar. Policia e Shtetit ka bërë...