Politike

Gjykata njeh Bashën në krye të PD,nuk është regjistruar ende vendimi i Zhukrit për Foltoren

6 Prill 2022, 16:37 Nga DOSJA
Gjykata njeh Bashën në krye të PD,nuk është regjistruar

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit nuk njihet akoma nga gjykata si organ drejtues i Partisë Demokratike, pasi në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës, Lulzim Basha figuron ende si kryetar. Pas dorëheqjes së lidershipit demokrat nuk është hapur procesi për kryetarin e ri ndaj dhe Basha vijon të figurojë zyrtarisht ne letra si drejtues i partisë.

Një ditë më parë anëtarët e komisionit të Rithemelimit sulmuan ambasadoren amerikane Yuri Kim për injorim të vendimit të Gjykatës së Tiranës që riktheu Sali Berishën në selinë blu, por në regjistrin e partive politike vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri nuk është reflektuar pasi ai është apeluar nga Enkelejd Alibeaj.

Kundërshtarët e Berishës në PD shpesh kanë thënë se rimarrja e selisë së PD nga Komisioni i Rithemelimit është i paligjshëm sepse vendimi Zhukri, nuk është i formës së prerë. Ky dokument është provë e kësaj si dhe është arsyeja perse diplomatja amerikane Yuri Kim ishte e sakte, kur ne takimin e te martës ajo ju referua Enkelejd Alibeajt si kryetar në detyrë të Partisë Demokratike.

Vendimi i 25 marsit u konsiderua si fitore nga Komisioni i Rithemelimit që nuk humbi kohë dhe pa u tharë boja e vendimit të gjyqtarit Zhukri mori kontrollin e selisë dhe vendosi simbolet e reja. Por, shkresat zyrtare tregojnë se beteja për godinën, vulën dhe selinë e PD-së nuk ka përfunduar akoma. Ajo tashme është zhvendosur në gjykatën e Apelit, ku demokratet kanë kërkuar zhbërjen e vendimit që i hapi rrugë rikthimit të Sali Berishës në selinë e PD.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron zhukri enkelejd alibeaj lulzim basha yuri kim agron zhukri enkelejd alibeaj lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll