Politike

Jaku dha dorëheqjen, në detyrë si prefekt i Lezhës e zëvendëson paraardhësi i tij

6 Prill 2022, 16:03 Nga DOSJA
Jaku dha dorëheqjen, në detyrë si prefekt i Lezhës e

LEZHË– Gjergj Prendi, paraardhësi i Gjokë Jakut ka zëvendësuar këtë të fundit në postin e prefektit të Lezhës. Mësohet se emërimi i Prendit është bërë sot, disa ditë pasi Jaku dha dorëheqjen. Gjokë Jaku ka qenë prefekti i Lezhës për tre vite rresht. Ai dha dorëheqjen dhe lajmin e ka bërë me dije vetë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Në të gjithë tesktin e shkruar, Jaku përshëndeti ndjekësit e tij e i falenderoi për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kohës që ka qenë në këtë detyrë, por në fund dha dhe një mesazh të koduar.

“Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi”, shkruante ai duke lënë të kuptohet se largimi i tij nuk ka qenë pa një shtysë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll