Bota

Të dhënat/Mbi 89 të vrarë, përfshirë fëmijë, 398 të plagosur në Kiev që nga pushtimi rus

6 Prill 2022, 16:20 Nga DOSJA
Të dhënat/Mbi 89 të vrarë, përfshirë

KIEV– Të paktën 89 njerëz janë vrarë, duke përfshirë katër fëmijë, dhe 167 shtëpi të dëmtuara në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus, shkroi Administrata e Shtetit të Qytetit të Kievit në një deklaratë në një faqe të verifikuar në Telegram të mërkurën.

Sipas CNN, 398 persona të tjerë, përfshirë 20 fëmijë, u plagosën në luftë ndërsa që nga 24 shkurti, trupat ruse kanë dëmtuar 44 shkolla, 11 ndërtesa administrative, 26 kopshte dhe një jetimore.

Përveç kësaj, dy objekte sportive, pesë objekte sociale, 17 objekte të kujdesit shëndetësor, 10 objekte kulturore dhe 48 objekte të infrastrukturës së transportit u goditën nga sulmet ruse.

Administrata u bëri thirrje banorëve të saj që të mos humbin vigjilencën dhe të strehohen në shenjat e para të alarmit ajror.

“Sot në Kiev është bërë më i sigurt, por kërcënimi i sulmeve ajrore mbetet”, thuhet në deklaratë.

Ata që janë larguar nga kryeqyteti janë të lutur të përmbahen nga kthimi për momentin.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kievi lufta ukraine-rusi kievi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll