Bota

Raporti i OKB-së: Të paktën 1,563 civilë të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë

6 Prill 2022, 16:10 Nga DOSJA
Raporti i OKB-së: Të paktën 1,563 civilë të vrarë

UKRAINË– Të paktën 1,563 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Agjencia e OKB-së ka regjistruar 3,776 viktima civile në Ukrainë deri më tani mes të cilëve 1,563 të vrarë dhe 2,213 të plagosur, tha ajo në përditësimin e saj të fundit të postuar të mërkurën.

OCHCR përsëriti besimin e saj se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta pasi marrja e informacionit nga disa vende ku armiqësitë intensive kanë ndodhur është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit.

Ai renditi Mariupol dhe Volnovakha (rajoni i Donetskut), Izium (rajoni Kharkiv), Popasna (rajoni i Luhansk) dhe Borodianka (rajoni i Kievit) si shembuj të vendeve ku ka pasur “pretendime për viktima të shumta civile”.

Të martën, zëdhënësja e OHCHR-së, Liz Throssell foli për dënimin e OKB-së ndaj imazheve që u shfaqën fundjavën e kaluar të trupave civilë të shpërndarë nëprë qytetin e Bucha, duke thënë se ato treguan “të gjitha shenjat” se civilët “u shënjestruan drejtpërdrejt dhe u vranë drejtpërdrejt”.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(D.A/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota liz throssell lufta ukraine-rusi okb per ukrainen liz throssell lufta ukraine-rusi okb per ukrainen

Sondazh

Poll