Bota

U deklarua veteran i UÇK-së, PSD-ja padit Kurtin, Mulliqaj: Tjetërsim i historisë sonë

6 Prill 2022, 11:02 Nga DOSJA
U deklarua veteran i UÇK-së, PSD-ja padit Kurtin, Mulliqaj:

KOSOVË– Përfaqësuesit e Partisë SocialDemokrate në Kosovë kanë dorëzuar sot një padi në Prokurorinë Themelore ndaj kryeministri Albin Kurti pasi ky i fundit u deklaruar se ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas akuzës së PSD-së Kurti ka mashtruar kur tha se është veteran lufte dhe se kjo është në kundërshtim me ligjin. Në njoftimi zyrtat thuhet se pastrimi i listave të veteranëve duhet të fillojë nga vetë Kurti.

Kurti ka dhënë dorëheqje nga UÇK me 2 mars të vitit 1999. Në ndërkohë ligji përkatës definon veteranin si individ i cili ka qenë pjesë e UÇK-së dhe luftës deri në përfundim: qershori, 1999. Qartazi mund të shihet mashtrimin; Kurti është deklaruar rrejshëm në kundërshtim me ligjin. Pastrimi i listave të veteranëve ka edhe në një problem tjetër. Pa një proces të definuar për mënyrën sesi do të pastrohen listat e veteranëve çfarëdo deklarimi në lidhje me çështjen është politike, më shumë se praktik, më tepër përpjekje për tjetërsim të historisë së UÇK-së, duke e rishpjeguar atë, sesa zgjidhje e përhershme e këtij problemi, apo tentim i sinqertë për afirmim të vlerave. Por, për hir të argumentit, po besojmë që listat me vërtetë do të pastrohen. Pa asnjë dyshim, ky proces duhet të nis me veteranin më të madh të rrejshëm në vend: Albin Kurtin”, thuhet në njoftim.

Kallëzimi penal është bërë nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë së partisë, Dren Kukaj.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti dardan molliqaj dren kukaj pds padit kurtin albin kurti dardan molliqaj dren kukaj pds padit kurtin

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2022, 10:54

Pas 1 muaji! Turqia rihap ambasadën në Kiev

UKRAINË– Turqia e ka rikthyer ambasadën e saj në Kiev të Ukrainës, pas muajin e kaluar evakuoi stafin për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Përparim...