Bota

VIDEO/Biden “injorohet” nga stafi i tij, endet i vetmuar në turmë, vëmendjen e mori Obama

6 Prill 2022, 10:48 Nga DOSJA
VIDEO/Biden “injorohet” nga stafi i tij, endet i vetmuar në

SHBA- Një situatë e pakëndshme dhe e sikletshme është krijuar pas vizitës së ish-presidentit amerikan Barack Obama në shtëpinë e bardhë ku presidenti aktual, Joe Biden duket se është “injoruar” nga të pranishmi.

Në një video të publikuar nga DailyMail, Biden shihet si i përhumbur dhe i afrohet disa zyrtarëve në tentativë për të krijuar një dialog por mesa duket vëmendjen e ka marrë Obama me praninë e tij.

Por pas fjalimit të tij, Obama u pa duke shtrënguar duart me të ftuari dhe kolegët politikanë në dhomën e Lindjes, ndërsa Biden, i cili është presidenti më i vjetër në historinë e presidencës së SHBA-Së, endej përreth duke u dukur i hutuar. Në një klip tjetër, Biden u pa duke qëndruar pas Obamës dhe zëvendës presidentes, Kamala Harris teksa shtrëngonin duart me njerëzit, ndërsa ai shikonte përreth pa marrë vëmendjen e askujt.

Përpara se Obama t’i merte vëmendjen, ai shkëmbeu disa batuta me Biden për periudhn që kishin punuar së bashku në mandatin e Obamës. Ata u përqafuan dhe qeshën ndërsa demokratët në dhomën lindore, të mbushur me njerëz, u brohoritën dhe duartrokitën.

Presidenti i 43-të u ftua përsëri në shtëpinë e tij të vjetër nga ish-zëvendëspresidenti i tij për të festuar 12-vjetorin e fillimit të Aktit të Kujdesit të Përballueshëm, i njohur më mirë si Obamacare.  Obama, 60 vjeç dhe Biden, 79 vjeç, ishin së bashku për të paraqitur planin e administratës së Biden për të ‘rregulluar’ të ashtuquajturën ‘gabim familjar’ në sistemin e shëndetësisë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota barack obama joe biden kamala harris barack obama joe biden kamala harris

Sondazh

Poll