Bota

Serbët, spastrim etnik në Luginën e Preshevës! Akuza e fortë për Beogradin

6 Prill 2022, 10:10 Nga DOSJA
Serbët, spastrim etnik në Luginën e Preshevës! Akuza e

Prishtina zyrtare fajëson Serbinë se pjesëmarrja e ulët e shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet serbe lidhet me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë.

Pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani drejtuar  komunitetit ndërkombëtar që të reagojë ndaj Serbisë për shkak të “pasivizimit të adresave nga Serbia të shqiptarëve në Luginën e Preshëvës”, e cila pasoi me pjesëmarrje të ulët të shqiptarëve në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në Serbi, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në të njëjtën linjë, duke thënë se “shqiptarëve në Luginën e Preshevës i është bërë një padrejtësi e madhe dhe rezultati jo i mirë në zgjedhje mund të jetë ndikuar nga pasivizimi i mbi 6 mijë adresave”.

“Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc i është bërë një padrejtësi e madhe meqenëse rreth 6 mijë vetave atje u janë pasivizuar adresat duke i diskriminuar mbi baza kombëtare. Po ndodh një lloj spastrimi etnik, administrativ e burokratik i heshtur e i ftohtë e megjithatë me pasoja shumë të rënda, dhe unë besoj që rezultati jo i kënaqshëm i këtyre zgjedhjeve për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vjen edhe për shkak të këtij spastrimi të heshtur që po iu bëhet atyre”,-tha Kurti.

Raportimet tregojnë se mijëra shqiptarëve në Serbi i është mohuar e drejta  për të votuar, për shkak të pasivizimit të adresave të banimit me mjete administrative. Politikanët shqiptarë në Luginën e Preshevës thonë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për të ndryshuar “strukturën etnike” të këtyre komunave.

Marrë nga Top Channel.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll