Aktualitet

Dramë në familje! Dyshohet se vrau veten brenda makinës, kush është i riu nga Durrësi

5 Prill 2022, 21:26 Nga DOSJA
Dramë në familje! Dyshohet se vrau veten brenda makinës, kush

FIER– Betim Kastrati, 38 vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda makinës së tij në autostradën Fier-Lushnje. Dosja.al raportoi e para lajmin se rreth mesnatës, i riu është gjetur brenda një mjeti ‘Volvo’. Policia dyshon se si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që sot, detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë lidhur dhe me viktimën, Betim Kastrati. Ai ishte i punësuar si specialist pranë drejtorisë së shërbimeve në Autoritetin Portual Durrës dhe shpesh bënte dhe shoferin e drejtorit të përgjithshëm të APD-së Pirro Vengu.

Kohët e fundit viktima kishte shfaqur shenja të depresionit, çka dyshohet se e ka shtyrë edhe drejt vetëvrasjes. 38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur por shpesh herë kishte ushtruar dhunë në familje. Madje bashkëshortja e tij ishte me urdhër mbrojtje dhe prej disa kohësh 38-vjeçari nuk lejohej t’i afrohej. Të gjitha këto duket se e kanë shtyrë të riun që t’i jepte fund jetës së tij.

Familjarët e Kastratit kanë treguar se ai udhëtonte çdo drejt Durrësit për t’u paraqitur në punë. Ai ishte një tip mjaft sportiv, adhurues i arteve marciale dhe frekuentues i rregullt i palestrës. Sipas të njohurve të tij, në asnjë rast nuk ka shfaqur shenja depresioni që mund ta çonin drejt vetëvrasjes, ndërkohë që do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin ngjarjen dhe kujt i përkiste arma e përdorur dhe e sekuestruar në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës. Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet betim kastrati gjendet nje i vrare ne fier betim kastrati gjendet nje i vrare ne fier

Sondazh

Poll