Bota

Shpërthen në flakë makina pranë Ambasadës ruse në Rumani

6 Prill 2022, 07:20 Nga DOSJA
Shpërthen në flakë makina pranë Ambasadës ruse në

RUMANI– Një makinë është përplasur në portën e Ambasadës ruse në kryeqytetit rumun, Bukuresht, duke shpërthyer në zjarr dhe duke vrarë shoferin, tha policia. Sipas policisë në Bukuresht, makina u përplas në portën e Ambasadës rreth orës 06:00 sipas kohës lokale, më 6 prill, por nuk arriti të hyjë brenda kompleksit të ambasadës.

Zjarrfikësit arritën që ta shuanin zjarrin, por shoferi i makinës vdiq në vendin e ngjarjes, thanë autoritetet përmes një deklarate. Videot e postuara pas incidentit tregojnë makinën e përfshirë nga zjarri teksa personeli i sigurisë shihej duke vrapuar. Ende është e paqartë nëse ky ishte një aksident apo makina u përplas qëllimisht. Policia tha se po hetonte incidentin dhe nuk publikoi identitetin e shoferit.

Në javët e fundit, disa ambasada ruse në shtete të Evropës kanë qenë cak i protestuesve të zemëruar, pas nisjes së luftës të paprovokuar të Moskës në Ukrainë.

Marrë nga REL.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ambasada ruse ne rumani ambasada ruse ne rumani

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2022, 20:09

Ëmbëlsira më e vjetër në botë? BBC: Ashurja

Nga BBCEdhe pse qiqrat dhe fasulet zakonisht nuk i përkasin një puding, ato janë përbërësit kryesorë të një prej ëmbëlsirave më të vjetra – dhe, disa thonë, një...