Aktualitet

Aksident në Plasë të Maliqit, përplasen dy makina, 4 pesona në gjendje të rëndë

5 Prill 2022, 18:19 Nga DOSJA
Aksident në Plasë të Maliqit, përplasen dy makina, 4 pesona

KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Plasë të Korçës. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanal. Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë shërbim mjekësor.

Personat e lënduar janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se në makinën tip ‘Renault’ ndodheshin 2 burra, ndërkohë që në makinën tip ‘Toyota’ ndodheshin 1 çift bashkëshortësh. Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, por në vendngjarje kanë shkuar policia dhe grupi i hetimit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C., me mjetin tip “Renault”. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit tip “Toyota”, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne plase aksident ne plase

Sondazh

Poll