Aktualitet

Vendi në krizë, Verdho: Eksportuam energji elektrike. Balluku: Dolëm pak në import

5 Prill 2022, 17:30 Nga DOSJA
Vendi në krizë, Verdho: Eksportuam energji elektrike. Balluku:

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është shprehur se Shqipëria është detyruar të dalë në import për të blerë energji elektrike, por në sasi të vogla për të mos rënduar buxhetin e shtetit. Në Komisionin e Energjitikës, Balluku u ktheu përgjigje fotove që tregonin nivelin e ulët të ujit, duke shtuar se menaxhimi i kaskadës vlerësohet me shërbimin që i ofrohet qytetarit, faktit që ata kanë energji pa ndërprerje.

Por, filss pas saj, drejtori i Korporatës Energjitike Shqiptare, KESH, Ergys Verdho njoftoi se reshjet e 1 dhe 2 prillit mundësuan eksportin e energjisë elektrike në masën e 19.500 megavat energji. Sipas kreut të KESH, vlera në bursë e energjisë gjatë kësaj kohe ishte 197 euro,

Pjesë nga biseda:

Belinda Balluku: Kemi dalë vetëm pak në import dhe nuk kemi krijuar borxhe në buxhetin e shtetit, që është rënduar për shkak të paketës së rezistencës. Nuk e di kur ka filluar të vlerësohet menaxhimi i kaskadës me nivelin e ujit, menaxhimi i kakdaës matet me shërbimin që i ofrohet komsumatorit. Ne do të jemi në tryezë për të mbrojtur çdo konsumator.

Ergys Verdho: Reshjet e 1 dhe 2 prillit mundësuan eksportin e energjisë elektrike në masën e 19.500 megavat energji. Vlera në bursë e energjisë gjatë kësaj kohe ishte 197 euro, prurjet në kaskadë arritën në 10.050 m3 për sekondë nga këto reshje.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku ergys verdhi komisioni i energjitikes 5 prill 2021 belinda balluku ergys verdhi komisioni i energjitikes 5 prill 2021

Sondazh

Poll