Aktualitet

Shembja e xhamisë së Kuqe, Kallfani:Nuk ka vend për panik, ndodhi për shkak të një vetetime

5 Prill 2022, 17:35 Nga DOSJA
Shembja e xhamisë së Kuqe, Kallfani:Nuk ka vend për panik, ndodhi

BERAT- Drejtori i Monumenteve të Kulturës në Berat Eugen Kallfani ka reaguar për shembjen e minares së xhamisë së kuqe në kalanë e Beratit. Për mediat, ai është shprehur se si pasojë e motit të keq, një vetetimë ka goditur pranë xhamisë në 2 prill. Ai është shprehur se nuk ka vend për panik, pasi po bëhet plani për restaurimin e minares.

“Në datë 2 prill si pasojë e motit të keq një vetëtimë ka goditur pranë rrënojave të Xhamisë së Kuqe në kala dhe dëmtimet ishin të verifikueshme nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore. Reagimi ka qenë i menjëhershëm, pasi kanë bërë verifikimet, për të verifikuar carjet, nuk është një xhami, janë rrënojat e një monumenti të rëndësishëm.

Janë dukuri natyrore që nuk i parashikojmë, kam pasur kontakte me ministren Margariti dhe me drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore Rudina Zoto. Është ngritur një grup pune, nuk ka vend për panik, nuk është në rrezik shembje, ka patur shembje, nuk ka qenë një objekt një xhami, janë rrënojat e xhamisë së kuqe.

Grupi i punës po bën hartimin dhe projektin për restaurimin. Dëmtimet kaë qenë në një pjesë të caktuar të tij , punimet do të fillojnë sa të miratohet projekti dhe të alokohet fondi nga instacat. Ka dëmtime të kreut të minares, tullave dekorative. Bazamenti është në gjendje të mirë, shkarkesa ka rrëzuar disa gurë. Reagimi ka qenë i menjëhershëm, kemi qënë edhe të shtunën dhe të dielën,” tha ai.

Bie pjesa ballore e strukturës së minares te ‘Xhamia e kuqe’ në Berat

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eugen kallfani xhamia e kuqe eugen kallfani xhamia e kuqe

Sondazh

Poll