Aktualitet

Shqipëria merr me qera 2 anije për prodhim energjie, Balluku: Kontrata për 2 vite (Situata)

5 Prill 2022, 17:58 Nga DOSJA
Shqipëria merr me qera 2 anije për prodhim energjie, Balluku: Kontrata

TIRANË– Shqipëria ka marrë me qera dy anije që do të shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila në mbledhjen e radhës së Komisionit të Energjitikës deklaroi se marrëveshja është nënshkruar me mbështetjen e ambasadorës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim dhe ka një afat 2-vjeçar. Këto mjete, termocentrale lundruese, sipas Ballukut do të ankorohen në Triportin e Vlorës. Ajo shtoi se prodhimi i energjisë nga këto anije do t’i japë një pavarësi energjitike vendit tonë, kryesisht gjatë verës, por siguroi që nuk do të kishte as ndotje të ambientit. Sipas Ballukut, këto anije janë të pajisura me certifikata nga Banka Botërore dhe janë ‘miqësore’ me ambientin, duke qenë se Vlora është një nga pikat kyçe të turizmit në vendin tonë.

Balluku foli edhe për fotot që tregonin Fierzën e tharë dhe shtoi se prodhimi i energjisë në këtë zonë ka ndaluar, në mënyrë që të grumbullohen ujëra nga reshjet. Ajo iu përgjigj kritikëve duke shtuar se menaxhimi i kasadave nuk lidhet me nivelin e ujit, por duke parë furnizimin me energjinë elektrike tek qytetarët. Dhe kjo, sipas Ballukut do të vijojë pa ndërprerë, duke mos pasur as rritje të çmimit. Kohët e fundit, Balluku është shprehur se Shqipëria është detyruar të dalë në import për të blerë energji elektrike, por në sasi të vogla për të mos rënduar buxhetin e shtetit. Ajo tha se situata do të përmirësohet pas datës 7 pasi do të ketë reshje. ‘Piku i vdekjes’, sipas Ballukut është thjesht një opinion që madje nuk vjen as nga ekspertë të fushës.

Por, fill pas saj, drejtori i Korporatës Energjitike Shqiptare, KESH, Ergys Verdho njoftoi se reshjet e 1 dhe 2 prillit mundësuan eksportin e energjisë elektrike në masën e 19.500 megavat energji. Sipas kreut të KESH, vlera në bursë e energjisë gjatë kësaj kohe ishte 197 euro, ndërsa prurjet në kaskadë arritën në 10.050 m3 për sekondë nga këto reshje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Balluku: Kemi marrë me qira dy anije prodhuese të energjisë

Vendi në krizë, Verdho: Eksportuam energji elektrike. Balluku: Dolëm pak në import

Balluku: S’do prodhojmë energji në Fierzë, sa të grumbullojmë disa ujëra

LIVE- Balluku në Komisionin e Energjitikës: S’ka ‘pikë vdekjeje’, janë opinione

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku komisioni i energjitikes 5 prill 2022 belinda balluku komisioni i energjitikes 5 prill 2022

Sondazh

Poll