Aktualitet

Pularia në Fllakë u mbyll dje, Resuli: Ministria e pranoi sot, nuk informoi mbi gripin

5 Prill 2022, 19:00 Nga DOSJA
Pularia në Fllakë u mbyll dje, Resuli: Ministria e pranoi sot, nuk

TIRANË- Eksperti Ervin Resuli ka deklaruar se Ministria e Bujqësisë sot e pranoi mbylljen e pularisë në Fllakë për shkak të gripit të pulave. Me anë të një postimi në Facebook, Resuli shkruan se mbylljen e kësaj pularie e deklaroi që dje, duke theksuar se gripi i pulave po përhapet frikshëm. Ai gjthashtu theksoi se për shkak të mosinforimit dhe për mungesën e menaxhimit njga Ministria e Bujqësisë gripi po përhapet më shumë akoma. Resuli shtoi se gripi i shpendëve ka rënë edhe në fshatin Koplik.

Postimi i Plotë:

Dje deklarova publikisht qe nje stabiliment pulash ne Fllake ishte preku nga gripi i shpendeve. Sot sic e shikoni ne foton bashkengjitur, ministria e bujqesise pranon denoncimin tim. Ministria e Bujqesise eshte per informuar publikun ne menyre qe konsumatoret dhe shpenderritesit te marrin masa. Gripi i shpendeve po merr permasa te frikshme dhe per shkak te mosinformimit dhe menaxhimit te ministrise se Bujqesise. Gripi i shpendeve ka rene keto dite dhe ne Koplik ne shpende oborri. I bej thirrje ministrise se Bujqesise te marre masa urgjente, pasi ne ate zone ndodhet nje nga stabilimentet me te mira ne Shqiperi, dhe AKVMB, duhet te beje te pamunduren ta ruaje ate stabiliment, qe fale zotit deri me tani nuk i eshte shfaqur kjo semundje. Vetem te gjithe se bashku mund ta perballojme kete pandemi. P.S. Njoftimin e sotem qe pranon denoncimin tim te djeshem po e hedh ne foto, pasi ministria e Bujqesise me ka bllokuar tek faqja e saj ne fcb.

Asnjë rast me grip shpendësh? Resuli: SPAK të hetojë, sot u mbyll një tjetër pulari

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli gripi i shpendeve ne shqiperi ervin resuli gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll