Bota

Vdekja e 3 vajzave në Parta, gjyshja: Georgina u dhunua dy herë nga një mik i familjes

5 Prill 2022, 18:00 Nga DOSJA
Vdekja e 3 vajzave në Parta, gjyshja: Georgina u dhunua dy herë nga

GREQI- Nëna e Roula Pispirigou, Eleni Legatou, zbuloi se Georgina ishte abuzuar dy herë në vitin 2014 nga një i afërm i familjes, duke pretenduar se vajza e saj e transportoi fëmijën dy herë në spitalin Karamandaneio me mavijosje.

Sipas Protothema, Legatou, në një intervistë për televizionin Mega, deklaroi se Roula Pispirigou e çoi vajzën e saj të mavijosur në spital dhe mjekët e ekzaminuan.

Datat ishin të ndryshme dhe ngjarjet ishin të ndryshme. Roula nuk ishte e përfshirë në këtë”, tha ajo duke shtuar se abuzimi që i shkaktoi mavijosje vajzës është bërë nga një anëtar shumë i afërt i familjes.

Megjithatë, ajo ka pohuar se denoncimi që më pas i është dorëzuar insititucionit “Buzëqeshjes së Fëmijës” është bërë nga ish-e dashura e Manos Daskalakis, babait të Georginës, Melinës dhe Irisit.

Gjithsesi, Legatou pohoi se ndonëse punon në bashki që nga viti 2000, nuk ka patur dijeni asnjëherë për ankesën nga burime zyrtare. Por provat tregojnë se nuk është kryer asnjë hetim dhe se punonjësja sociale ka qenë e mendimit se asgjë nuk po ndodhte dhe gjithçka po shkonte mirë. Legatou mohoi çdo bisedë me gazetarin Vasilis Lambropulos, i cili ka bërë disa zbulime për rastin e vdekjes së tre vajzave.

Në shtëpinë e Roula janë kryer kontrolle dhe janë gjetur tetë celularë nga të cilat po merren të gjitha të dhënat. Qëllimi është të zbulohen mesazhet dhe komunikimet telefonike të 33-vjecares që akuzohet për vrasjen e të bijës me shpresën se mund të ketë prova që vërtetojnë fajësinë e saj.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni eleni legatou manos daskalakis roula pispirigou vdekja e 3 vajzave ne greqi eleni legatou manos daskalakis roula pispirigou vdekja e 3 vajzave ne greqi

Sondazh

Poll