Bota

“Provokon” Turqia, teston virtualisht raketën e re ku si objektiv vë ishullin grek

5 Prill 2022, 16:49 Nga DOSJA
“Provokon” Turqia, teston virtualisht raketën e re ku si

GREQI- Turqia ka prezantuar zyrtarisht raketën e saj të re, të quajtur “Chakir”, me një video simuluese që drejtohej drejt një ishulli grek. Bëhet fjalë për një raketë Cruise, e industrisë turke të mbrojtjes Roketsan, me rreze veprimi prej më shumë se 150 kilometra që mund të lëshohet nga shumë platforma, si avionë, mjete sulmuese pa pilot, mjete të rregullta me rrota dhe platforma detare.

Sipas mediave greke, ekspertët që analizuan pamjet thanë se vendndodhja e raketave të lëshuara në video është bregdeti i Cesme në perëndim të Turqisë dhe se harta satelitore në video ka pësuar ndryshime të vogla. Ata gjithashtu raportuan se ishujt dhe pamjet shkëmbore aktuale të shfaqura në video konfirmojnë se bëhet fjalë për bregdetin e Çesmes.

Hedef Tek, Gözü Pek! #ÇAKIR ? #Roketsan ?? pic.twitter.com/tJ7cjCvIuX

— Roketsan (@roketsan) March 31, 2022

Në këtë rast zona që shfaqet si armik është ishulli grek i Kios, i cili ndodhet 4.1 milje nga bregu turk. Në video, pala turke në mënyrë të pandërgjegjshme shfaqet si një forcë miqësore, ose sipas terminologjisë ushtarake si një forcë blu, ndërsa pala tjetër përcaktohet nga ngjyra e kuqe, që do të thotë armik.

Nuk është rastësi që raketat në video janë lëshuar nga lindja në perëndim. Në video të tilla simulime të raketave janë përgjithësisht nga e majta në të djathtë, por në videon e Çakirit lëshohen raketa nga e djathta në të majtë.

Ekspertët ushtarakë që folën thanë se kompanitë e mëdha të armëve si Roketsan po bëjnë reklama me një perspektivë më globale, por kompanitë turke vitet e fundit kanë bërë simulime duke synuar Greqinë dhe fqinjët e tjerë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni marredheniet turqi-greqi raketa turke roketsan marredheniet turqi-greqi raketa turke roketsan

Sondazh

Poll