Bota

Zyrtari amerikan: SHBA do të shpallë nesër paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

5 Prill 2022, 17:22 Nga DOSJA
Zyrtari amerikan: SHBA do të shpallë nesër paketën e re

SHBA- SHBA do të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë të mërkurën në koordinim me vendet e G7 dhe Bashkimin Evropian. CNN shkruan se këtë gjë e bëri të ditur një anëtar i administratës së presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se paketa gjithëpërfshirëse do të imponojë kosto të konsiderueshme ndaj Rusisë dhe do ta dërgojë atë më tej në rrugën e izolimi ekonomik, financiar dhe teknologjik.

Paketa e re e sanksioneve do të ndalojë të gjitha investimet e reja në Rusi, do të rrisë sanksionet ndaj institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi dhe do të sanksionojë zyrtarët e qeverisë ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre.

“Këto masa do të degradojnë instrumentet kryesore të pushtetit shtetëror rus, do të imponojnë dëme akute dhe të menjëhershme ekonomike ndaj Rusisë dhe do të mbajnë përgjegjës kleptokracinë ruse që financon dhe mbështet luftën e Putinit. Këto masa do të merren në hap me aleatët dhe partnerët tanë, duke demonstruar vendosmërinë dhe unitetin tonë në vendosjen e kostove të paprecedentë ndaj Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës,” tha zyrtari

LAJMI KRYESOR: 41 ditë LUFTË! Zelenskyy i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB, Biden: Putin, kriminel

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll