Bota

Masakër me 20 të vrarë në Ekuador, ‘Los Lobos’ përleshen në ‘El Turi’, s’gjenden armë

5 Prill 2022, 16:53 Nga DOSJA
Masakër me 20 të vrarë në Ekuador, ‘Los Lobos’

EKUADOR– Masakër në Ekudor! Ngjarjet e dhunshme në burgjet e Ekuadorit janë rikthyer dhe këtë herë në jug të vendit. Përplasjet filluan në të gshirë të ditës së dielë dhe zgjatën dy ditë, duke lënë pas 20 të vdekur. Mediat ekuadoriane raportojnë se gjithçka ka nisur mes anëtarëve dhe disidentëve të bandës ” Los Lobos “, të cilët po konkurrojnë për udhëheqjen dhe kontrollin e brendshëm të burgut dhe fiks pesë ditë pasi u bë emërimi i organeve të reja të sigurisë. 19 prej të dënuarve rezultojnë të kenë vdekur nga të shtëna armësh e goditje me thikë, ndërsa njëri është helmuar.

Tashmë viktimat janë identifikuar dhe po kryhen procedurat e nevojshme për tu kthyer trupat familjeve, por çudia qëndron në faktin se brenda burgut janë gjetur 197 gëzhoja plumbash, por jo armë zjarri.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar për Vëmendjen Gjithëpërfshirëse ndaj Personave të Rritur të Privuar nga Liria dhe Adoleshentëve të Ekuadorit (SNAI), Pablo Ramírez, siguroi se në burgun e njohur si ‘El Turi’ (I pafajshmi), ishte kryer “një spastrim rivalësh”. Komandanti i policisë gjeneral Carlos Cabrera tregoi se agjentët e tij ndodhen brenda burgut për të kryer, në koordinim me institucionet e tjera, një regjistrim të të burgosurve që kanë mbetur.

Sipas autoriteteve, forcat e sigurisë që kanë aktualisht nën kontroll kanë lejuar gjetjen e disa objekteve të ndaluara në një burg.

50 celularë, 329 doza lëndë narkotike, 127 armë të mprehta dhe 1312 litra alkool janë gjetur e sekuestruar në qelitë e këtij burgu.

Ky është akti i parë dhunues me përmasa të mëdha këtë vit në burgun El Turi. Më 23 shkurt 2021 u vranë 33 të burgosur, shumicës prej të cilëve iu prenë kokat dhe u copëtuan.

Marsin e kaluar, Amnesty International (AI) përmendi në raportin e saj vjetor se, në fund të vitit 2020, të paktën 316 të burgosur vdiqën në përleshjet midis bandave rivale të regjistruara brenda burgjeve të Ekuadorit, në disa episode që tronditën ndërgjegjen kombëtare për shkak të mizorisë së vrasësve. Mediat ekuadoriane drejtojnë gishtin nga qeveria për këto masakra, si pjesë e paaftësisë së saj per të arritur marrëveshjeje paqeje mes palëve, konkretisht, kartelet kolumbiane e meksikane.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota masaker ne ekuador perleshje ne el turi masaker ne ekuador perleshje ne el turi

Sondazh

Poll