Bota

Belgjika bllokon 200 miliardë dollarë transaksione dhe ngrin 3 miliardë asete të rusëve

5 Prill 2022, 16:32 Nga DOSJA
Belgjika bllokon 200 miliardë dollarë transaksione dhe ngrin 3

BELGJIKË- Që nga fillimi i sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, Belgjika ka bllokuar 196.4 miliardë euro transaksione dhe 2.7 miliardë euro asete ruse në shifrat e fundit të shpallura nga Ministri belg i Financave Vincent Van Peteghem.

Në një deklaratë, ministria belge e financave tha se asetet e ngrira i përkasin 877 personave dhe 62 subjekteve që figurojnë në listën e sanksioneve evropiane dhe transaksionet e bllokuara janë rezultat i kufizimeve të tjera të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë. Për më tepër, zyrtarët doganorë belgë kanë kontrolluar gjithashtu 23,191 kontejnerë në portet belge që nga fillimi i sanksioneve.

“Nga këto kontrolle është konstatuar shkelje në 3 kontejnerë me produkte luksoze. Këto janë dërgesa nga jashtë BE-së dhe u shiten klientëve rusë. Dërgesat ishin tashmë në rrugën e tyre kur u publikuan sanksionet”– tha Ministria.

Rreth 1000 automjete luksoze po mbahen në Portin e Zebrugge në pritje të kontrollit.

Sanksionet financiare kundër Rusisë tashmë kanë një ndikim të madh sot, qartësisht nuk mjafton që regjimi rus të ndalojë pushtimin brutal dhe skenat çnjerëzore të luftës. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të hezitojmë dhe të vazhdojmë me një paketë të pestë sanksionesh”.-tha ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje, të gjitha shtetet anëtare të ndjekin masat me shumë rigorozitet, ashtu si Belgjika.

Lajmi kryesor/ 41 ditë LUFTË! Masakra e kryer në Bucha, Zelenskyy: Mund të mos ketë negociata

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise vincent van peteghem lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise vincent van peteghem

Sondazh

Poll