Bota

Nuk pranoi ta takonte në Hagë, Haxhiu për Thaçin: Gjyshi im dikur i ka dhënë bukë e armë

5 Prill 2022, 11:14 Nga DOSJA
Nuk pranoi ta takonte në Hagë, Haxhiu për Thaçin: Gjyshi

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur rreth refuzimit të takimit nga Thaçi dhe Veseli pas vizitës së saj në Hagë si dhe akuzave të tij mbi familjen e saj.

Në një intervistë Haxhiu u shpeh se gjyshi i saj i kishte dhënë bukë e armë ish-presidentit Hashim Thaçi.

E kuptoj se në politikë edhe mund të akuzohesh, ndonëse është e ultë, por mund të bëhen. Por, për familjen time ka qenë ndryshe sepse familja ime ka qenë para lufte e gjithmonë ka kontribuar për vendin. Z. Thaçi e njeh familjen time. Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit, por edhe përkundër kësaj ka bërë një akuzë të tillë. Unë e kam paditur për shpifje, jo si ministre, por si individ. Të akuzosh një familje për trafikim me narkotikë, s’mund t’i mbyllësh sytë. Rasti është në gjykatë dhe ende nuk është mbajtur asnjë seancë”, ka thënë Haxhiu.

Ish-presidenti i Kosovës e ka akuzuar familjen e Haxhiut për trafikim me narkotikë gjë për të cilën ajo u shpreh se e ka paditur për shpifje në gjykatë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni akuzat mbi hashim thaçin albulena haxhiu kosova ne hage akuzat mbi hashim thaçin albulena haxhiu kosova ne hage

Sondazh

Poll