Bota

Ukrainasi rrëfen momente nga lufta: Masakër kundër kombit tonë, ashtu siç bëri Hitleri

5 Prill 2022, 08:38 Nga DOSJA
Ukrainasi rrëfen momente nga lufta: Masakër kundër kombit

UKRAINË– Ukrainasi Alex Dayrabekov, ka rrëfyer si u arratis nga Bucha kur filloi lufta, por ka kontakte me njerëzit atje. Ai ka dokumentuar atë që po ndodh në qytet në mediat sociale, me shpresën se mund të përdoret si provë në gjyqet e mëvonshme penale. Dayrabekov, ka përshkruar një takim të tmerrshëm midis civilëve ukrainas dhe forcave ruse. Sipas BBC ai u shpreh se fëmijët e tij dhe shume të tjerë kanë humbur të afërmit, nga evakuimi nga Bucha. Ajo që ndodh në Ukrainë duhet ta shikoj gjithë bota nga afër çdo gjë është një masakër dhe jo luftë. Dayrabekov gjithashtu tregoi se kishte parë nga afër një familje që ishte vrarë nga forcat ruse.

“Fqinjët e mi dhe ka të paktën 10 prej tyre humbën të afërmit e tyre më të afërt në përpjekjen e tyre për të evakuuar nga Bucha dhe Irpin rreth një muaj më pare. E gjithë bota duhet t’i shohë ato. Nëse bota nuk e di se çfarë po ndodh këtu, bota bën biznes si zakonisht. Mijëra njerëz vdiqën këtu… sepse u vranë qëllimisht.Dy makina në Bucha u qëlluan nga një automjet i blinduar me automatikë. Në një makinë, një familje e tërë, një burrë, një grua dhe dy fëmijë. Gruaja dhe të dy fëmijët u qëlluan në drejtim të dhe vdiqën në vend. një veturë tjetër, një bashkëshort është vrarë në vend.Këta janë njerëz të vërtetë, kjo nuk është e rreme. E gjithë bota duhet t’i shohë këto foto dhe ta dijë se kjo nuk është një luftë, kjo është një masakër kundër kombit tonë, ashtu siç bëri Hitleri në Luftën e Dytë Botërore. Putini na e bën këtë neve, kundër ukrainasve,” tha Dayrabekov.

LAJMI KRYESOR: 41 ditë LUFTË! Zelenskyy i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB, Biden: Putin, kriminel

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alex dayrabekov lufta ukraine-rusi alex dayrabekov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2022, 07:33

Brukselin apo Moskën? Vendos, zoti Vuçiç

A kishte pritur njeri gjë tjetër? Në realitet jo Aleksander Vuçiçi, gjigandi me fytyrë fëmije, është fituesi i zgjedhjeve. Pavarësisht a do ta del...

Bota 5 Prill 2022, 07:24

Rizgjedhja e Vuçiçit bllokon më tej dialogun

Rizgjedhja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk pritet të sjellë asgjë pozitive në marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën e, rrjedhimis...