Bota

Arrestohet shefi i policisë në Serbi, akuzohet për dhunë ndaj protestuesve në 2020

5 Prill 2022, 11:07 Nga DOSJA
Arrestohet shefi i policisë në Serbi, akuzohet për dhunë

SERBI– Komandanti i policisë në Novi Sad të Serbisë, Sllobodan Malleshiq, është arrestuar mbrëmë me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Sipas mediave , ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare ku lidhet me ngjarjen e protestave të korrikut të 2020 ku policia serbe përdori dhunë të tepruar për të shpërndareë turmën.

Disa qytetarë e akuzuan atë për brutalitet policor.

“Ky Sllobodan Maleshiq fatkeq, ndihmësdrejtor i policisë, është në krye të komandimit të formacioneve speciale të policisë (Xhandarmërisë, SAJ…)”, pohoi avokati Nikolla Lakiq.

Ndërsa, politikanët e opozitës, si lideri i Dverit, Boshko Obradoviq, e quanin atë kumbarin e biznesmenit kontrovers, Zvonko Veselinoviq nga Kosova, menjëherë pasi ai u emërua në krye të Departamentit të Policisë së Novi Sadit, njerëzit e afërt me qeverinë pretenduan se ai ishte një njeri që do të qetësonte situatën në atë qytet. Përveç tij janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, kanë thënë për Tanjug nga Prokuroria për Krim të Organizuar.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arrestohet polici serb nikolla lakiq sllobodan malleshiq arrestohet polici serb nikolla lakiq sllobodan malleshiq

Sondazh

Poll