Bota

FOTO/ Nëna ukrainase shkruan detajet në kurrizin e fëmijës së saj në rast se vritet

5 Prill 2022, 10:21 Nga DOSJA

UKRAINË- Në ditën e 41-të të luftës në Ukrainë një foto e postuar tani së fundmi tregon dhimbjen e një nëne ukrainase. Ajo ka shkruar në shpinën e vazjës së saj dy vjeçare detajet e kontaktit në rast se familja e saj vritet nga forcat ruse.

Sipas Daily Mail, Sasha Makoviy ndau imazhin e vajzës së saj Vira me ditëlindjen dhe numrat e telefonit të shkruara me stilolaps në trupin e saj.

“Unë firmosa Virën në rast se do të na ndodhte diçka dhe dikush do ta merrte si të mbijetuar. Në foto është kthimi i Virës në ditën e parë të luftës. E firmosa me duar që më dridheshin shumë. Por pse të them? Tashmë e dini se si është të zgjohesh nga tingujt shurdhues dhe të fuqishëm të shpërthimeve që mund të dëgjohen për dhjetëra kilometra. Unë dridhesha orët e para si ti. Pastaj një mendim edhe më i çmendur më kaloi në mendje: “Pse nuk e bëra tatuazh atë me këtë informacion?”-tha nëna ukrainase në një postim në instagram.

Sasha ndau një imazh të dytë të një karte kontakti të shkruar me dorë të vendosur në xhaketën e Virës, ​​ku tregohej emri i saj, emri i prindërve dhe numrat e tyre të telefonit, në rast se ata ndaheshin.

Ajo tha se familja tani ka gjetur siguri, por ajo dëshiron të tregojë tmerret e luftës pasi forcat e Putinit vazhdojnë të synojnë civilët dhe fëmijët.

LAJMI KRYESOR: 41 ditë LUFTË! Zelenskyy i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB, Biden: Putin, kriminel

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2022, 07:33

Brukselin apo Moskën? Vendos, zoti Vuçiç

A kishte pritur njeri gjë tjetër? Në realitet jo Aleksander Vuçiçi, gjigandi me fytyrë fëmije, është fituesi i zgjedhjeve. Pavarësisht a do ta del...