Politike

Tomorr Alizoti: Politika nuk zgjidhet në gjykatë, Alibeaj me Bashën janë shkarkuar

4 Prill 2022, 19:40 Nga DOSJA
Tomorr Alizoti: Politika nuk zgjidhet në gjykatë, Alibeaj me

TIRANË- Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, tha se nuk zgjidhet politika me gjykatë, duke iu referuar ankimimit nga Enkelejd Alibeaj të vendimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Pjesa e madhe e deputetëve kanë qenë kundër Bashës. Alibeaj është delegim i Bashës. Nëse Basha është i shkarkuar, edhe Alibeaj është i pafuqishëm politikisht brenda kësaj loje,” tha Alizoti.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Alizoti tha se pala fituese, pra grupi i Rithemelimit po i lë kohë për reflektim grupit të Bashës.

“Një javë dy javë nuk janë gjë. Nëse vazhdojnë me marrëzira, me gjykatë grupi i Bashës, nuk fiton gjë,” tha Alizoti.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike tomorr alizoti tomorr alizoti

Sondazh

Poll