Politike

Blendi Fevziu: Shqipëria ka nevojë për një Presidente grua, skenarin me Bashën s’e besoj

4 Prill 2022, 19:35 Nga DOSJA
Blendi Fevziu: Shqipëria ka nevojë për një Presidente grua,

TIRANË– Blendi Fevziu është shprehur se Shqipëria sot ka nevojë për një Presidente grua.  I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Kosovës, duke zgjedhur një grua që të përfaqësojë vendin. I pyetur në lidhje me aludimet për emrin e Lulzim Bashës, Fevziu tha se nuk e beson një skenar të tillë. 

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Unë gjykoj që Shqipëria ka ardhur koha të ketë një grua Presidente. Më e mira do të ishte të kishte një grua. Të mos ishte pjesëtare apo militante e Partisë Socialiste.  Të gjejnë një personalitet. Kosova ka patur dy gra presidente. Jahjaga përshembull ka qenë shumë korrekte. 

Ylli Rakipi: Po Basha, Basha mund të jetë kandidat për president

Blendi Fevziu: E dëgjova këtë, nuk e besoj këtë. Një person që humbi votat një muaj më parë, t’i japësh President të Republikës…Në parim, posti i Presidentit nuk është kaq i rëndësishëm, por lidhet me një dinjitet të caktuar

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blendi fevziu blendi fevziu

Sondazh

Poll