Politike

Probleme me ndërkombëtarët? Berisha takim me ambasadorin e Çekisë: Diskutuam gjerësisht

4 Prill 2022, 13:28 Nga DOSJA
Probleme me ndërkombëtarët? Berisha takim me ambasadorin e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim ambasadorin e Çekisë në Tiranë, Karel Urban. Vetë Berisha ka ndarë një foto me ambasadorin në zyrën e tij, ku shkruan se ka diskutuar me të mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon.

“Të dashur miq, sot prita në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë. Përfitova nga rasti te falënderoj vendin dhe kombin e tij mik për ndihmën e çmuar dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në dekada. Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Theksova në këtë takim se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike. Takimi ishte i hapur.” – shkroi në Facebook Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

Takimi i sotëm i Berishës me ambasadorin çek është i pari me një të dërguar të huaj në vendin tonë pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të vitit që lamë pas.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll