Politike

Fevziu: Berisha, zgjidhje afatshkurtër për PD, duhet figurë e re, pika ku kanë dështuar

4 Prill 2022, 19:07 Nga DOSJA
Fevziu: Berisha, zgjidhje afatshkurtër për PD, duhet figurë e re,

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu mendon se Partia Demokratike ka nevojë për një kandidat mjaft të ri në moshë, reth 35-40 vjeç. I ftuar në ‘Ta paekspozuarit’, Fevziu tha se pavarësisht rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, duhet një figurë e re. Sipas tij, Berisha për këtë parti është një zgjidhje afashkurtër, ndërsa për zgjedhje, duhet një figurë e re. Fevziu shtoi se PD-ja ka dështuar në afrimin e të rinjve e grave, gjë që e diferencon nga PS-ja.

“Partia Demokratike me Berishën ka një zgjedhje afatshkurtër, deri tek zgjedhjet e ardhshme, me një kandidat të ri, do të hapej më tej. Unë e kam thënë edhe më herët, duhet një kandidat 35-40 jeç. Sepse zemra e PD-së ka qenë me të rinj që sot janë mbi 50 vjeç. Më pas u afruan edhe intelektualë. PS-ja ka arritur që të deoërtojë tek të rinjtë kurse ajo demokratike jo, ka dështuar në këtë pjesë. Nuk ka as përfaqësimin e grave, gjë që Ramës nuk i mungon. Jo që të mos jenë ata që janë, por duhet të jenë duke sjellë politikanë të rinj,”- tha Fevziu.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blendi fevziu partia demokratike rithemelimi merr pd blendi fevziu partia demokratike rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll