Politike

Rama uron Vuçiçin pas fitores së zgjedhjeve në Serbi, media serbe zbardh mesazhin

4 Prill 2022, 17:13 Nga DOSJA
Rama uron Vuçiçin pas fitores së zgjedhjeve në Serbi,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin serb Aleksandër Vyçiç për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta serbe Kurir, e cila shkruan se Rama ka qenë ndër të parët lider që ka uruar Vuçiç ku nuk mungonin dhe presidenti gjithashtu i sapozgjedhur i Hungarisë Viktor Orban, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.

“Urime nga Hungaria u dërguan nga presidenti Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban, dhe në emër të Republikës së Sllovenisë nga presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansha. Presidenti Vuçiç ka pranuar urime edhe nga kancelari i Republikës së Austrisë, Karl Nehamer, nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Urimet në emër të mbretit të Bahreinit u dërguan nga Sheikh Nasser bin Hamad bin Isa al Khalifa. Edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka uruar presidentin Vuçiç dhe fitoren e tij në zgjedhje”.-shkruan Kurir.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rama uron vucic zgjedhjet në serbi rama uron vucic zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll